Letër e hapur për Kryebashkiakun Sadik Khan
Shtoni nënshkrimin tuaj nëse interesoheni për ESOL!
I nderuar kryebashkiaku Khan,
Ne jemi banorë të Londrës,që interesohemi për sigurimin e ESOL në qytetin tonë.
(Anglisht për folësit e gjuhëve të tjera)
Ne na duhet ndihma juaj që ta përmiresojmë.
ESOL është guri themelues i një Londre të drejtë e të barabartë.I ndihmonë emigrantët që të bëjnë maksimumin e jetesës së tyre këtu,duke bërë miq dhe duke mësuar për jetën në Londër.Kjo mund të ndihmojë njerëzit që të gjejnë punë ose të kenë qaje në trajnime,si dhe të marin pjesë në jetën civile dhe politike të qytetit.
Jo vetëm te mësuarit për të luajtur sipas rregullave,por të
mësuarit se si ti sfidoni dhe ndryshoni ato.
Ne e dimë qe ju interesoheni për ESSOL,shumë prej nesh ishin atje në ASAMBLENË e QYTETARËVE të LONDRËS në CoperBox në 2016 ku folët për rëndësinë e tij.
Ne gjithashtu e dimë që fondet për arsimin e të rriturve janë të pakta në të gjithë bordin.
Financimi për ESOL në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë nga mbi 200 milion £ në 2009 në jo më pak a shumë se 100 milion £ sot.
Ne duam të punojmë me ju për të ngritur profilin e ESOL në shkallë kombëtare dhe të bëjmë që ai të jetë një shërbim publik jetik dhe ka nevojë për financim të duhur të paktën të jetë përsëri në nivelet e vitit 2009.
Krahas dhjetra ofruesëve dhe organizatave të tjera të ESOL,ne po bëjmë fushatë në shkallë kombëtare për një strategji ESOL për Anglinë dhe rritjen e fondeve,por ju mund të na ndihmoni për këtu në LONDËR.
Emigrantët në të gjithë Londrën përpiqen të gjejnë një klasë të përshtatshme.Për momentin,shumica e nxënesve te ESOL i gjejnë klasat rastësishtë “me fjalë goje” dhe nuk kanë ku të marin informacion në lidhje me ofruesit alternativë të ESOL kur ata vendosen në një listë pritjeje ose kthehen nga një ofrues.Kjo çon në lista të gjata pritjeje në disa qendra,ndëraa ofruesit e tjerë mund te pëpriqen të mbushin klasat e tyre.Ky është një përdorim joefikas i burimeve.Studentët që mbështeten në “fjalën e gojës”,sjellin vonesa në qasjen në arsim.Nënatme fëmijë të vegjël nuk janë në gjendje të hyjnë në klasa pa kujdestarin për fëmijët, punëtorët nuk janë në gjendje të hyjnë në klasa në kohë që përshtaten me oraret e tyre të punës,disa student përjashtohen nga kufizimet e pranueshmërisë,të lidhura me statusin e emigracionit.Këto pengesa vështirësojnë aftësinë e nxënësve të gjuhës angleze për të marë pjesë plotësisht në jetën shoqërore dhe ekonomike të qytetit .Kjo është për shkak të mungesës së ndonjë burimi të qartë të centralizuar dhe te azhornuar të informacionit rreth klasave ESOL në Londër.
Nga dëgjimi i qindra nxënësve dhe ofruesve të ESOL,ne indetifikuam një nevojë akute për një faqe në internet që ndihmon nxënësit e ESOL dhe mbështetësit e tyre për të gjetur klasat e përshtatshme.
Uebfaqja duhet të përfshijë të gjitha informacionet thelbësore në lidhje me kurset,përfshirë koston,kujdesin për fëmijët,vendodhjen,ditën dhe kohën,nivelet ,çertifikatat si dhe informacionin në lidhje me kufizimet e statusit te emigracionit.
Për të qenë e dobishme do të duhet të azhornohet rregullisht dhe për këtë arsye kostot fillestare të vendosura do të duhet koha e stafit e percaktuar për këtë.
Uebfaqja e Yorkshire Learningenglish.org.uk është një model i mirë për këtë.
Nëse Yorkshire mund ta bëj këtë,pse nuk mundet Londra?
Faleminderit për gjithçka që bëni për Londrën!
Ne shpresojmë të dëgjojmë nga ju !
Përshëndetje të përzemërta
Komuniteti ESOL